“Je mbjella ime” – Poezi nga Rudina Papajani

JE E MBJELLA IME…

A e di!
Je kaltërsia e pyjeve,
tronditja më drithëruese,
në barërat eremire,
butësia më hyjnore,
në një dorë delikate.
Pak më parë pashë shumë yje,
gjethe të njoma ,
që luten të potiten,
shume tronditje afër një pragu.
Po jo si ty vjeshta ime,
jo si ty e mbjella ime,
syri më i bukur,
ku lind Ylberi.
Po trokas në dhomën tënde,
po prek hënën ,
shtrirë nazemadhe pranë dritares..
RUDINA PAPAJANI

Loading...