Je më i vogli, më i madhi, apo fëmija në mes? Zbulo nivelin e suksesit dhe inteligjencës tënde

Testi konsiston në pyetje që lidhen me rendin e lindjes, inteligjencën e vetëreferuar dhe pesë tipare parësore të personalitetit: dakordësimi, stabiliteti emocional, ndërgjegja, të qënit ekstrovers dhe imagjinata. Edhe dallimi i moshës u mor në konsideratë nga studiuesit.

Këta të fundit zbuluan se fëmijët më të mëdhenj morën vazhdimisht një pikaverazh më të lartë për inteligjencën dhe ky pikaverazh sa vinte e binte për fëmijët më pas. Gjithashtu zbuluan se ata që janë fëmijë më të mëdhenj, kanë më shumë sukses.

Për këtë gjë ka shumë teori. Një prej tyre thotë se fëmija më i madh ka patur më shumë qasje në më shumë burime prindërore në moshë të vogël. Një tjetër teori thotë se fëmija më i madh ka qenë një lloj tutori për fëmijët më të vegjël.

Cilado qoftë arsyeja, shkencëtarët duket se bien dakord mbi faktin që, të jesh fëmija më i madh, ke shumë avantazhe.

Megjithatë, ka shumë njerëz që nuk janë dakord. Për shembull, studimi nuk merr parasysh familjet me vetëm një fëmijë.

Loading...