‘Je mendjemadhe në jetën reale’, Arbana Osmani ju kthen përgjigjen e merituar kritikëve

Njerëzit e thjeshtë i shikojnë personazhet e televizionit si mendjemëdhenj jashtë ekranit e si të paarritshëm. Shpesh nuk e llogarisin faktin se njësoj si të tjerët edhe të famshmit kanë ditët e tyre të këqija, kur nuk dihen mirë e që për një arsye apo një tjetër preferojnë të mos afrohen e flasin me të tjerë.

Me një situatë të tillë është përballur së fundmi edhe Arbana Osmani. Gjatë një bisede virtuale dikush nga ndjekësit e ka pyetur:
“Më kanë thënë që je mendjemadhe në jetën reale. Është e vërtetë apo e gabuar”.

Kësaj pyetjeje, Arbana i është përgjigjur me një histori, për t’ju dhënë një mesazh të gjithë atyre që mendojnë se personazhet e njohur janë mendjemëdhenj.
“Hmm, dua t’ju tregoj nje histori: Pak dite me pare, ne nje nga autogrillet buze autostrades kishim ndaluar makinen sepse Edi doli te marre nje kafe. Une isha ne makine me Diellin i cili po flinte. Jashte ishte shume ftohte dhe binte shi. Befas nje vajze troket tek xhami dhe me kerkon te hap deren e makines. I bej me shenje qe po fle djali i vogel dhe nuk e hap dot. Me thote qe do te beje nje foto dhe i them qe nuk mundem ( se do duhej te hapja deren do beja zhurme do futej era e ftohte e Dielli mund te zgjohej te ftohej te qante).

Me pak fjale i thashe nuk mundem. Pas disa oresh mora nje mesazh te gjate ne instagram nga vajza qe me thote se sa shume ishte zhgenjyer nga une dhe se si nuk e priste qe vipat te ishin aq ndryshe ne realitet. Ia shpjegova edhe njehere dhe u duk se e kuptoi. Kur eshte fjala per femijet e mi jam “mendjemadhe”, “luftarake”, “egoiste” e plot gjera te tjera si keto. Joni per shembull eshte nje femije qe e e do mamen vetem per vete dhe nuk e ka qejf kur bej foto me njerez ndersa kam dale me te…Por mbi te gjitha jashte kameras jam nje njeri normal, me problemet e perditshme, luhatjet e humorit dhe paranojat e nje njeriu te zakonshëm”, ka rrëfyer Arbana.

Loading...