‘Je trim i madh ti’, Ruçi përplaset me Ralf Gjonin: Përjashtohesh nga seanca

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe deputeti Ralf Gjoni janë përplasur për pak minuta sot në seancë plenare.

Pasi deputeti Gjoni ka mbaruar fjalën e tij, Ruçi e ka kritikuar për faktin se në 15 minuta nuk tha asnjë fjali për rendin e ditës.

Gjoni u rikthye për t’iu përgjigjur por Ruçi nuk ia dha fjalën, duke i komunikuar madje përjashtimin nga salla.

Në një moment dëgjohet kryeparlamentari i cili i thotë deputetit ‘Jo je trim i madh ti’, duke marrë përgjigjen e Gjonit”: ‘jo po je ti trim’.

Loading...