Fjolla Morina i tha “Po” propozimit për martesë të biznesmenit Fisnik Syla pak ditë më parë.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory ku zbuloi edhe buqetën gjigande që kishte marrë për dhuratë.
Tashmë, dyshja po bashkëjeton dhe ditën e djeshme familjes së tyre i është shtuar një pjesëtar i ri, që është një qenushe e bardhë, Bella.
Fjolla dhe partneri i saj e kanë mirëpritur të lumtur pjesëtarin e ri të familjes, pasi ajo publikoi në Instastory nje video të Bella-s, krahas së cilës shkruante: “Jena shtu”. Pak ditë më parë, bashkëshortja e Fisnik Sylës u shpreh publikisht se Fjolla i kishte shkatërruar familjen.
Loading...