Shikoni me vëmendje figurën e mëposhtme dhe zgjidhni një nga dyert.
Zbuloni se çfarë tregon dera që ju keni zgjedhur:
Nëse keni zgjedhur derën me numrin 1
Nëse zgjidhni derën e parë jeni një njeri që kërkoni liri, hapësirë dhe doni t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj. Ju doni të ndiqni një rrugë e cila është e ndërtuar nga vetë ju. Me fjalë të tjera ju i urreni njerëzit që ju vënë limite dhe që ju tregojnë se cila gjë është më e mira për t’u bërë.
Nëse keni zgjedhur derën me numrin 2
Ju jeni një person që ju pëlqen të udhëtoni vetëm me qëllim që të gjeni kohën për të menduar për të observuar dhe për të zgjidhur gjithë problemet që keni në kokën tuaj. Jeni shumë të veçantë dhe keni një mënyrë specifike për të zgjidhur problemet tuaja.
Nëse keni zgjedhur derën me numrin 3
Juve ju pëlqeni të merrni pjesë në të gjitha eventet e mundshme. Rruga juaj ideale është e mbushur me ditë të lumtura, me çaste të veçanta dhe shumë gazmore. Jeni një njeri shumë inteligjent dhe tmerrësisht shumë gazmor dhe kurioz për çdo gjë që ju rrethon. Gjithmonë keni një pyetje për diçka. Jeni të etur për dije.
Nëse keni zgjedhur derën me numrin 4
Ju doni të zgjidhni rrugën emocionuese përmes jetës! Ju pëlqen kaosi dhe situatat e paparashikueshme. Ju jeni tërhequr nga e panjohura. Ju pak ju bëhet vonë për rregullat. Ju jeni spontanë dhe kërkues emocionesh të mëdha. Gjëja juaj e preferuar ndonjëherë është një pasdite në një park zbavitës, me udhëtime argëtuese, por dhe të frikshme.
Nëse keni zgjedhur derën me numrin 5
Ju pëlqen një rrugë e qetë, mikpritëse. Ju jeni kërkues të paqes dhe një person përgjithësisht modest. Ju pëlqen rruga e drejtpërdrejtë për të ecur përpara. Ndonjëherë ju pëlqen opsioni i lehtë dhe thjesht nuk doni të zgjidhni diçka që do të jetë më e vështirë për ju, sesa është e nevojshme, dhe kjo është në rregull. Vlerësoheni shpesh se jeni me këmbë në tokë.
Nëse keni zgjedhur derën me numrin 6
Ju pëlqen rruga e qetë përpara. Ju mund të kaloni kohë të gjata vetëm pa u ndjerë të vetmuar. Ju doni të merrni gjithçka që shihni dhe me të vërtetë jeni pjesë e mjedisit tuaj. Ju tentoni ta jetoni jetën me qëllim, në veprim dhe në mendime. Ju vlerësoni marrëdhëniet e vërteta mbi gjithçka tjetër.