Jenisheri: Zgjedhjet e 25 prillit të anulohen, përndryshe në shtator do përsëritet ’97

Deputeti i opozitës, Selami Jenisheri ka habitur me deklaratën në Kuvend ku tha se zgjedhje e 25 prillit duhet të shpallen të pavlefshme pasi nuk u garantuar vota e emigrantëve, ndërsa shtoi se kjo situatë do të prodhojë Kuvendin e ri në shtator një situatë destabilizuese si ajo e 1997.
“KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj në zgjedhjet e 25 prillit duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997. Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh ai

Loading...