Jep dorëheqjen kreu i IKMT-së, ja kush rikthehet në detyrë

Kreu i Inspektoriatit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Ajet Zyberaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Ndërkohë, mësohet se në zyrat e IKMT-së ndodhet Dallandyshe Bici, e cila u shkarkua dje nga posti i zv.ministres së Mbrojtjes.

Ky është një rikthim i Dallandyshe Bicit në këtë post, pasi u largua nga drejtimi i IKMT-së në maj të vitit 2021, për shkak ishte në listën e kandidatëve të PS për zgjedhjet elektorale të 25 prillit, por nuk mundi të fitonte garën.

Ndërkohë kujtojmë se Bici ka një dosje të hapur në Prokurori, për prishje të ndërtimeve me leje në bregdetin shqiptar./Shqiperiaime

Loading...