Jep dorëheqjen kreu i komanduar i Bashkisë Durrës: ‘Më rrezikohet shëndeti’

Bashkia e Durrësit mbetet sërish pa një kryetar. 

Zhuljen Varfaj, kryetari i komanduar është dorëhequr nga detyra duke u bere i dyti kryetar qe le detyren pas Valbona Sakos.

Sipas burimeve, Varfaj nuk do të qëndrojë as në pozicionin e zëvendëskryetarit, ndersa pritet që ky ndryshim të konfirmohet zyrtarisht nga bashkia.

Ai e mori këtë detyrë në datën 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit.

Pritet që në krye të bashkisë Durrës të zgjidhet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.

Doreheqja e Varfajt:
Sot me dt 23.04.2020, Unë Zhuljen Ago Varfaj,
Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur
para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara.

Do të dëshiroja të falenderoja dhe të vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit për besimin dhe mbështetjen e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore e bashkëpunëtorë të mi të administratës së Bashkisë Durrës, që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave të qytetarëve të Durrësit.
Me respekt, Zv/Kryetar, Zhuljen VARFAJ

Loading...