Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.
Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaron se në vend të tij, ka propozuar emërimin e Gjeneral Sandër Lleshit.
“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, deklaron Rama./atsh
Loading...