Gjyqtari i Gjykates se Apelit te Tiranes, Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen
Burime prane KLGJ-se, bejne me dije per ‘Panorama” se gjyqtari Gjin Gjoni ka paraqitur letren mes te ciles ka parashtuar edhe kerkesen e tij per heqjen dore nga detyra qe mban, si gjyqtar i Apelit, e njeheresh edhe si anetar i Kolegjit Zgjedhor.
“E vetmja mënyrë që ka mbetur për t’i shërbyer publikut është të dorehiqem dhe të përballem në mbrojtje të interesit publik duke qenë në ballë të lu ftës për drejtësi, duke mos lënë padrejëtsinë të marrë përpara këdo vetëm nga frika e ‘pus hkatimit pa gjyq’, mesohet te kete shkruar ai ne letren e doreheqjes.
Ne letren e doreheqjes, mesohet se Gjoni, ka numeruar sulmet e shumta politike qe i jane bere, te cilave, sipas tij, nuk u eshte pergjigjur sepse ka vendosur te beje rolin dhe detyren e gjyqtarit e te false me vendime e jo me fjale.
Duke u ndalur ne ceshtjet e Vettingut, mesohet se Gjin Gjoni ka shprehur rezerva te forta lidhur me trupen qe gjykon ate dhe koleget e tij.
“Trupa e cila më gjykon mua dhe kolegët e mi të nderuar, që kanë mbajtur pesha nga më të rëndat, është në nivel që lë shumë për të dëshiruar si në aspektin profesional, në formimin e përgjithshëm si dhe lidhjet që kanë me politikën (80% e tyre kanë qenë nëpunës të kësaj administrate”- mesohet te kete argumentuar Gjoni.