Jep dorëheqjen Tom Doshi

Tom Doshi, kryetari i PSD, ka dhënë dorëheqjen të dyfishtë nga mandati si deputet dhe kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i PSD ka dorëzuar në KQZ letrën e dorëheqjes, ku thekson se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.
Në letër bëhet me dije se Doshi largohet edhe nga lista shumëemërore e PSD duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Kërkesë

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Në u nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021..

I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve ët Kodit Zgjedhor.

Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, shkruan Doshi.

Loading...