Jep këshilla për jetën, 84-vjeçari në Youtube kthehet në mentor për ndjekësit e tij

Njihuni me John Butler, 84-vjeçar që është bërë i famshëm me Youtube, me videot e tij për çështje filozofike dhe rreth meditimit. Ndjekësit e tij shkruajnë se ajo që e bën unike të moshuarin është zëri i tij relaksues, me tone të qeta, metodë e njohur si ASMR.
John Butler ka treguar se kurrë nuk kishte dëgjuar për youtube më parë dhe se nuk ia kishte idenë se çfarë ishte interneti. Ai tregon se ka medituar për gjithë jetën e tij dhe tani ai ndan mendimet dhe eksperiencat me ndjekësit në Internet. Shumë ndjekës thonë se këshillat e John i kanë ndihmuar ta përballojnë pandeminë dhe karantinën, në mënyrën më të mirë të mundshme psikologjike.

Loading...