Jepet vendimi për 19-vjeçarin që i bëri atentat drejtorit të policisë në Malësi të Madhe

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se i kreu atentat shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe.

Hasanaj qëlloi me armë në drejtim të makinës ku udhëtonte Mentor Hasanaj, duke e plagosur atë dhe babain e tij Xhelal Hasanajn. I riu u vetdorëzua në polici pak ditë më parë bashkë me kushëririn e tij 23-vjeçar Verzan Bajrakurtaj, banues në lagjen Dobraç, Shkodër.
Në rrëfimin para uniformave blu, 19-vjeçari Hasanaj është shprehur se e ka kryer këtë akt nën ndikimin e alkoolit pa vetëdije të plotë, ndërsa ka mohuar përfshirjen e kushëririt të tij në atentat.

Ai ka thënë se ky i fundit e ka marrë me makinë por nuk ka pasur dijeni për ngjarjen.

Loading...