‘Jeta ime e vjetër vdiq’! Fjalët prekëse të ish-gruas së Berlusconit

“Është e trishtë, kam një rëndesë në zemër, fjalët mungojnë”. Këto kanë qenë fjalët e Francesca Pascales, e cila për më shumë se 10 vite ka qenë partnerja e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Sot ndiej vetëm dhimbje dhe kjo gjë nuk shpjegohet, me Silvion mund të kishe përplasje por ishte e vështirë ta fshije përgjithmonë, e doje dhe e urrejë në të njëjtën kohë” ka thënë Francesca.

“Ai ishte jeta ime e vjetër, e cila sot vdiq bashkë me të” ka vijuar më tej Francesca.

“Humbja e tij më ka lënë të njëjtin boshllëk sic më ka lënë vdekja e nënës sime. Sigurisht që do të jem edhe unë e pranishme në funeralin e tij” ka vijuar ish-partnerja e Berlusconit.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u nda nga jeta mëngjesin e 12 qershorit në një spital në Milano në moshën 86-vjeçare.

Loading...