Prej 10 ditësh, aktori i njohur, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri për të xhiruar një dokumentar ku në qendër është kultivimi i kanabisit dhe përdorimi i tij për qëllime mjekësore.
Ai tha se ftesa i kishte ardhur nga kryeministri Edi Rama duke qenë se në vend po diskutohej legalizimi i bimës narkotike “kanabis”. Në një takim me gazetarët, Belushi tregoi disas të pathëna.
“Unë po bëj një program me gjashtë pjesë. E kam filluar me fermën time në Oregon, kam filmuar në Çikago etj dhe pastaj më vjen një telefonatë nga Kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit. Legalizimi i kanabisit nënkupton shkatërrimin e krimit të organizuar. Kjo është ajo që unë promovoj edhe në emisionin tim,”-tha ai. Ndërsa nuk e përjashton as mundësinë e investimit në Shqipëri: Po flasim për kanabisin si bimë medicinale. Shpresoj që do të ketë një përfitim që do të mund tatohet dhe të ndihmojë qeverinë. Nëse në Shqipëri do të legalizohet, pse jo do të vij të investoj”-tha aktori njohur.
Mes të tjerash, Jim Belushi u ndal dhe tek vizita e tij në Devoll, fshatin prej nga ku familja e tij ka origjinën.
“Ndërsa qyteza ime Devolli, është ai fshati mistik aq i bukur prej nga vjen babai im, familja e nënës sime, të afërmit e mi. Ishte një përvojë shumë e bukur dhe e veçantë, të kthehesha aty. Përjetova shumë emocione të fuqishme dhe ende jam duke përpunuar në kokën time atë që përjetova aty. Ai ishte një fshat që unë e njihja, e njihja se aty është rrit nëna ime gjyshja ime. Unë as sytë nuk mund ti shqisja nga ai fshat që më sillte kujtime, çdo njeri, ushqimi çdo gjë,”– tha ai për mediat.
Megjithatë zgjodhi që të ndalej gjatë tek ushqimi…
“Unë vetëm mund t’ju tregoj për ushqimin. Kur vjen këtu nuk mund të ruash djetën amerikane. Kemi ngrënë aq mirë dhe aq shumë. Ushqimi këtu është i mrekullueshëm, madje kemi thënë pse njihet Italia për ushqim kur këtu është ushqimi aq i mirë. Nuk ndalonim së ngrëni duke filluar nga perimet, sallatat, mishi, byreku e plot të tjera. Fatkeqësisht është ushqimi më i mirë në botë. I mrekullueshëm që nga Tirana e deri në Korçë e Lazarat,”-shtoi Belushi.
Pas aktrimit dhe botës plot me ngjyra të kinematografisë, Belushi njihet dhe për fermat e tij ku tashmë prej vitesh kultivon kanabisin.