Jo vetëm e marta pushim zyrtar, qeveria shpall edhe të hënën

Në mbledhjen e Këshillit të ministrave, ditën e sotme është vendosur që dita e hënë të jetë pushim zyrtar.
Meqenëse dita e martë 22 mars është pushtim zyrtar për shkak të Festës së Sulltan Novruzit, qeveria vendosi që edhe 21 marsi, që është dita e hënë, të jetë pushim.
Dita e pushimit do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Loading...