Deputeti i Kuvendit të Kosovës Naser Osmani është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave kosovare pas fotove të fundit të publikuara në Instagram.
Deputeti ndodhet me pushime e nga atje ka postuar foto ku bien në sy muskujt rezultat i palestrës.
Në një nga fotot Osmani shfaqet duke pozuar në det me pantallona të shkurtëra dhe bluza e lagur i ka vizatuar muskujt e formësuar.
Jo vetëm muskuloz, por deputeti nga Kosova është edhe shumë i pashëm e duket si aktor filmash.
Pas lajmeve të shumta për të, Osmani ka reaguar pak më parë me një foto ku shfaqet me kostum dhe shkruan: “Disa mendojne…vetem që je person publik edhe në det duhet të shkohet me kravat”.
Loading...