Muzetë e Qendrës Muzeore Berat, Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik ishin destinacionet më të kërkuara nga turistët e vizitorët edhe për 8 muajt që lam pas ndërsa ajo që vihet re janë turistë bjellorusë në rritje.
Muzeu Ikonografik Onufri dhe Muzeu Etnografik ka qenë destinacioni i preferuar për vizitorët e huaj në muajit Gusht 2019.
Sipas statistikave të dy muzetë gjatë këtij muaji janë vizituar kryesisht nga turistë italianë, francezë, gjermanë, polakë, spanjollë, austriakë, hungarezë, izraelitë, rus, amerikanë, sllovenë, holandezë, bullgarë, anglezë, japonezë dhe bjellorusë.
“Risi në këtë muaj ka qenë prania e vizitorëve bjellorus të pranishëm përherë e më shpesh veçanërisht në Muzeun Kombëtar Ikonografik Onufri”, -bëjnë të ditur specialistët e Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat.
Krahasuar me periudhën Janar – Gusht të vitit të kaluar, në 2019 vizitorët e shumtë arritën në shifrën 43954 që shënon gati një rritje prej 4354 vizitorësh. Vlerat unike dhe të pa krahasueshme që gjenden në Muzeun Ikonografik Onufri dhe Muzeun Etnografik , kane tërhequr vëmendjen e mjaftë vizitorëve të huaj, numri të cilëve edhe për muajin Gusht 2019 , ka qenë më i lartë krahasuar me vizitorët vendas.
Fluksi i turistëve në Muzeun Kombëtar Ikonografik Onufri dhe Muzeun Kombëtar Etnografik, vijon edhe në ditët e para të muajit shtator. /ATSH