Presidenti i zgjedhur ne SHBA, Joe Biden ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se ai është “i nderuar dhe i përulur nga besimi që populli amerikan ka vendosur” tek ai dhe nënkryetarja e zgjedhur Kamala Harris.
“Me përfundimin e fushatës, është koha të vendosim zemërimin dhe retorikën e ashpër pas nesh dhe të bashkohemi si komb,” shtoi deklarata.
Biden: “Tani është koha të vendosim zemërimin dhe retorikën e ashpër pas nesh dhe të bashkohemi si komb”
“Jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin, shtetin ton të mrekullueshëm Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë:
Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, shkruan Biden.