Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj vazhdojnë romancën mes tyre.
Jo vetëm që janë bashkë, por tashmë aktori I humorit është prezantuar dhe me familjarët e ngushtë të këngëtares, dhe kanë filluar të frekuentohen bashkë.
Por, edhe pse lidhja është bërë e ditur pasi u kapën mat në pishina duke u puthur dhe përqafuar, Jonida Maliqi tregohet mjaft e rezervuar në lidhjen e saj.
Megjithatë për herë të parë këngëtarja i ka komentuar publikisht.
“Ti je kufiri im i vetëm”, – ka shkruar Romeo Veshaj ndërsa ishte i hipur në një motor garash, por Jonida Maliqi nuk mendon kështu.
“Je i sigurt??”- i shkruan Jonida Maliqi, dhe i dashuri aktor e përkëdhel me përgjigjen, ndërsa e shoqëron dhe me një zemër: “Ëëëë”.
Me sa duket kuriri i Romeo Veshajt qenka Jonida Maliqi dhe jo motori i garave…