“Të sillemi si kafshë nuk është zgjidhje e problemit, është injorancë” Jonida Maliqi ka një mesazh për protestën e Klodianit.
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka ngjallur një reagim të ashpër dhe ka ngritur në këmbë popullin shqiptar.
Mbrëmjen e djeshme një protestë u mbajt në kryqytet, ku nuk munguan as skenat e tensionit dhe dhunës nga protestuesit.
Këngëtarja Jonida Maliqi ka një mesazh për kaosin e krijuar ditën e djeshme mes forcave policore dhe protestuesve.
Jonida i kërkon qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht, sepse ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje huliganësh.
“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”- shkruan Jonida në InstaStory.