Jonida do të jetë e 14-ta në radhë ndërkohë finalja e madhe do të jetë ditën e shtunë më datën 18 maj.
Lidhur me mbrëmjen e sotme e cila do jetë e mbushur plot emocione, ka reaguar vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka një mesazh për të na dhënë të gjithëve që lidhet me televotimin.
Bukuroshja ndër të tjera i fton të gjithë që në këtë ditë të shënuar të votojnë Shqipërinë me numrin 14-të:
“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri. Që nga emocionet e para të Dhjetorit e deri në këto çaste, jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip ‘Ktheju Tokës’. Për pak orë ngjitem në skenën e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin. Ju dua!