Jonida Maliqi ditë më parë ka publikuar videoklipin e këngës “Ktheju Tokës”, me të cilën përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”.
Pas publikimit të klipit, qarkulluan thashetheme se ai ishte kopjuar.
Jonida Maliqi ishte e ftuar sonte (e shtunë) në një intervistë për “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera foli për këtë çështje.
Këngëtarja tha se kënga para se të publikohet merr miratimin e faqes zyrtare të “Eurosongut”, andaj mohon të jetë e vjedhur.
Pikërisht këta bashkëatdhetarët tanë, vendasit, këta njerëz që ne presim të na suportojnë marrin përsipër të shkruajnë dhe të komentojnë sikur janë kritikë arti dhe të hedhin baltë ndërkohë që janë të baltosur vetë”, tha ajo.
Këngëtarja shtoi se “Plagjiaturë do të thotë kur ti bën një kopje të mirëfilltë, jo kur ti ke disa sekuenca ose ngjashmëri me personazhin. Për të gjithë fansat që më kanë shkruar se Jonida rrezikon Eurosongun, dua t’u them jo. Faleminderit për suportin ju që e keni dashur këtë këngë, për të tjerët pastaj kaq ishte”. /Lajmi.net/