Jorida Tabaku përplaset me Elisa Spiropalin në Kuvend: ‘Shko në protestë sot shko’

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është përplasur sot në Kuvend me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali teksa diskutohej rezoluta e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Spiropali: Sali mos kujto se edhe ata që ke rrotull nuk e dinë që janë thjesht mercenarë në një luftë që nuk u përket. Për paradoks protestuesit më të ashpër ndaj kësaj qeverisje, të pakënaqurit më të mëdhenj me këtë qeverisje do ti keni përballë, do të jenë në katin e dytë të kryeministrisë Sali, aty nga ku ti shihje Gardën që qëllonte mbi protestuesit, do të shohësh jo kryeministrin, por kryeprotestuesin.

Tabaku: Kam dhe unë shumë gjëra në fakt për të thënë për qeverinë dhe qeverisjen, kam shumë argumente, po të dëgjosh diskutimin për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë dhe të dëgjosh një logore fjalësh pa kuptim besoj se është e papranueshme për këtë Parlament. Në emër të grupit të PD-së i kërkoj ndjesë ambasadorit për këtë skenë të shëmtuar sot.

Deputetët e PD duartrokasin.

Nikolla: Kush e do fjalën për amendamentin e parë. Koha në dispozicion pesë minuta.
Spiropali: Shko në protestë sot shko.

Tabaku: Se çfarë bëj unë e zgjedh unë Elisë, shkoj apo s’shkoj. Por gjuha jote është e papranueshme.

Loading...