Jorida Tabaku: Rama ka 8 vjet që premton, ka 8 vjet që mashtron, ka 8 vjet që mohon realitetin e varfërisë në Shqipëri

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në facebook, ka reaguar në lidhje me premtimet e kryeministrit Rama se është gati plani i punësimit për personat që kanë humbur vendin e punë si pasojë e pandemisë. Gjithashtu kryeministri u shpreh se është gati skema e rritjes së pagave të mjekëve dhe infermiereve. Këto premtime kanë bërë që Tabaku ta etiketojë Ramën si një person që premton për të gënjer dhe bën të njëjtin ‘avaz’ në çdo prag zgjedhjesh.

“Pas 8 vitesh shfaqet sërish duke bërë të njëjtat premtime, a thua se shqiptarët nuk dëgjojnë dhe nuk e provojnë në lëkurën e tyre varfërinë”- shprehet Tabaku në postimin e saj.
Premtimet e Ramës si listat 100% te hapura!

30 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil vetëm brenda një viti në vendet e BE-së. Rreth 100 mijë shqiptarë humbën vendin e punës nga muaji mars deri më sot. 61% e bizneseve kanë dalë pa fitim që nga muaji qershor.Më shumë se 30% e qytetarëve ishte në kufijtë e varfërisë në 2018 dhe kjo shifër do rritet edhe më shumë sipas BB.

Ka 8 vjet që premton, ka 8 vjet që mashtron, ka 8 vjet që mohon realitetin e varfërisë në Shqipëri. Ka 8 vjet që mohon shqiptarët që enden dyerve të BE-së njësoj si sirianët që janë në luftë. Për çdo prag zgjedhjesh i njëjti avaz. Premton për të gënjyer.

Por faktet janë e vërteta që nuk fshihet. Janë 100 mijë shqiptarë që kanë humbur vendin e punës. Me shume se 40% e shqiptarëve janë në skamje.

Pas 8 vitesh shfaqet sërish duke bërë të njëjtat premtime, a thua se shqiptarët nuk dëgjojnë dhe nuk e provojnë në lëkurën e tyre varfërinë. Në vend të fjalëve dhe propagandës bajate qytetarët kanë sot nevojë për zgjidhje konkrete me një plan të qartë dhe afatgjatë zhvillimi dhe punësimi.

Shqipëria në punë është plani konkret i Partisë Demokratike që do të zbatohet menjëherë që ditën e parë në qeverisje.

Loading...