Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një deklaratë të fortë këtë të hënë. Sipas saj, noteritë, zyrat e këmbimit dhe ndërtimi janë pastruesit e parave në Shqipëri.
“Ka disa gjera qe ministrja nuk i merr parasysh ne realitetin shqiptar. Te thuash qe “Çdo gjë behet tek Noteri?!” Jo gënjeshtër, por e pavërtetë. Me kete ligj merreni me marrëdhëniet nga biznesi –biznes, por jo marrëdhëniet nga qytetarit dhe biznesit. Sot qytetare me 5 -10mln euro po blejnë apartamente.
Dhe sot kështu po pastrohen paratë. Eshte diçka qe nuk e them une. Sot zyrat e noterit po përdoren si transaksion bankar. Sot edhe zyrat e këmbimit valutor, po përdoren si zyra, po kryejnë transaksione te mëdha. Nga Komisioni Hetimor per inceneratoret zbuluam se zyra këmbimi kryenin transaksione te mëdha.
Nëse 10-fishojmne gjoba per bizneset, dhe leme qytetarë dhe individë, individë edhe te lidhur politikisht, nëse ne i leme jashtë, nuk po bëjmë asgjë, thjesht atë mangësi qe ka sistemi Tatimor, por e transferojmë tek gjobat për bizneset e mëdha. Ka dështuar sistemi i tatimeve nëse ne vendosim gjoba 10- here me te larta”, tha ajo.