Jozefina Topalli: “Lul ti ishe eksperimenti më i pamerituar për demokratët dhe për vendin”

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shkruan se Partia Demokratike pas rreth tre dekadash nuk ka më asnjë lloj pushteti pas votimeve të sotme.

Ajo shton se PD praktikisht nuk është më. Ajo e konsideron kreun e PD-së një eksperiment të pamerituar.

Reagimi i plotë i Jozefina Topallit:

Pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka me asnjë pushtet.

Partia Demokratike nuk eshte me as ne Parlament dhe nuk ka me asnje bashki.

Me urdherin per djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori ate me dhu ne, jashte parlamentit duke tradhetua e fyer, mbi 400 mijë demokratë, qe votuan siglen e kesaj force politike. Me kete, qe eshte akti me i papergjegjshem i historise se demokracise, ai praktikisht i ftoi shqiptaret ne lufte vëllavr asëse.

Pas kesaj, premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrezonte Edi Ramen.

Sot, me moshyrjen ne zgjedhje, jo vetem qe nuk arriti asnjeren, por i dhuroi Rames te gjitha bashkite, te gjitha pushtet.

Nga sot cdo gje ka ndryshuar.

PD eshte jashte cdo pushteti politik dhe lokal, nderkohe qe Edi Rama ka marre cdo gje.

Demokratet e fundit te punesuar ne bashkite e djathta do jene ne meshiren e Edi Rames.

Partia Demonratike praktikisht nuk eshte me. Dhe kjo eshte vr asja me mi zore, qe kreu i saj mund t’i bente demokrateve.

Ky eshte demi me kri minal ndaj vendit, qe Lulzim Basha kreu per karrigen e hallet e tij. Dhe nuk mbaron ketu. Ai tradhetoi shpirtin perendimor te forces politike, qe lindi per te hapur dhe per te integruar vendin ne Europe e Nato.

Nuk po ndalem ketu te komentoj per deklaraten e tij te para pak minutash, kur
kendonte fitore, mbi kuf omen e nje force politike qe, nje kohe i dha jete e enderr nje kombi per 3 dekada, e qe qendroi ne kembe mbi sakrificen e jeten e idealisteve te paepur ne dekadat e shkuara.

Nga sot, asgje nuk eshte me si me pare.

Pasi ka marre faturen e dhunes, pasi humbi mbeshtetjen e gjithe botes, pasi kreu vetëvr asjen me kri minale qe mund te imagjinohej… dhe desh ta conte vendin ne perp lasje..;

Pasi humbi “revolucionin”, dhe deshtoi te arrinte qeverine teknike, pasi deshtoi te rrezonte Ramen dhe pasi la PD pa asnje pushtet politik…Ti Lul kesaj rradhe nuk mund te kendosh më mbi trupin qe jep shpirt te Partise sone.

Ti ishe eksperimenti me i pamerituar per demokratet dhe per vendin.

Partia Demokratike ka kalu edhe nje here tjeter nje moment tra gjik.

Dhe demokratet e vertete, permes përpjekjeve herkuliane ia dolen ta ngrijne nga hiri dhe ta sjellin ne pushtet.

Edhe sot Lul, njerez te ndershem, te rinj e te reja, idealiste e intelektuale, patriote, te pakorruptuar e te pashitur do ta shpetojne nga peng marrja e tradhetia jote, do ta ngrijne serish ne piedestalin qe i takon, per t’i dal zot vendit , interesit publik e njerezve qe i le pa shprese e pa perspektive.

Njerezit e lire,nuk do lejojne më, qe as ti dhe as 3-4 shoket tuaj ne pushtet dhe “opozite” te mbajne ne deshperimin e dhimbjes e te pamundesise, nje popull qe boll ka vuajtur ne shekuj.

Eshte koha per te ringritur Partine Demokratike nga e para. Eshte koha per te larguar ketë klase politike.

Demokratet, shqiptaret do ia dalin.

Loading...