Ju duhet e çuditshme, por është e vërtetë! Këto ushqime ju ndihmojnë në problemin e pagjumësisë

Pothuajse të gjithë vuajnë nga pagjumësia, duke u bërë një mankth. Si pasojë kjo situatë të lodh fizikisht dhe mendërisht, duke ju bërë shumë pasiv gjatë ditës. Për këtë problem, janë dhënë disa këshilla. Zgjidhja mendohet të jenë tri ushqime.
Ushqimi i fermentuar; Ky ushqim ndikon natyrshëm në shëndetin e zorrëve dhe tretja e shëndetshme është një parakusht që trupi ynë të ndihet rehat. Në fakt, ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zorrës dhe trurit, nervit vagus. Kur truri është i relaksuar, ai lejon zorrët t’i kushtojnë energji tretjes. Prandaj, për një gjumë më të qetë, zgjidhni që të konsumoni miso supë, lakër turshi, sallatë me uthull molle dhe kos.

Patate; Për të përmirësuar florën e zorrëve, përveç ushqimeve të fermentuara, është e nevojshme të hani perime që janë të pasura me niseshte, si patate të ëmbël.

Qershi; Nëse doni të konsumoni fruta në mbrëmje dhe më pas të bëni gjumë të rehatshëm, qershitë janë ushqimi ideal. Ato janë të pasura me një kompleks të vitaminës B (e cila ndikon në shëndetin e sistemit nervor dhe indirekt kontrollon gjumin) dhe magnez (i cili relakson muskujt dhe rikthen gjumin e qetë), madje edhe melatoninën, të cilën ata e quajnë hormon i gjumit. Melatonina në qershi është në formën e saj natyrale, kështu që trupi ynë, tregon hulumtimi, mund ta përdorë atë më së miri.

Loading...