Ju kujtohet Shamikuqja dhe Iliazi? Kanë kaluar 40 vjet, por nuk e kanë humbur bukurinë e tyre.
Ja si duken sot aktorët e filmit “Shamikuqja”, një film prodhim turk i vitit 1978.
Edhe pse kane kaluar 40 vite që nga koha kur filmi korrte një sukses te jashtëzakonshëm edhe në Shqipëri, aktorët kryesorë të tij kanë mbetur të dashur për shume fansa të tyre të asaj kohe.
Dy aktorët simpatikë Turkan Soray në rolin e Asjas (Shamikuqja) dhe Kadir Inanir në rolin e Iliazit nuk e humbin bukurinë e tyre edhe pse në një moshë të brezit të tretë.
Turkan Soray 73 vjeç ka në arkivin e saj një galeri të terë me role në dhjetëra filma, ndërsa Kadir Inanir 69 vjeç, përveç shumë roleve në filma, është vlerësuar edhe si regjisor.