Ju lutem motër italiane mos fol me mllef! – Nga Laureta Petoshati

Ju lutem motër italiane mos fol me mllef!
Nga Laureta Petoshati
Ka dalë një letër virale në internet, e cila i përket një italianeje që kritikon dhe fyen udhëheqësit e botës se përse nuk e ndihmuan Italinë në momentin e duhur. Në fakt ajo dhe ka dhe nuk ka të drejtë. Kur të gjithë popujt pa përjashtim po luten me mish e me shpirt dhe po solidarizohen me dhimbjen e Italisë, krahas virusit po përhapet dhe kjo letër, e cila më ngjan me letrat e hapura dikur në gazetën “Zëri i Popullit”. Unë e kuptoj dhimbjen e saj dhe në çaste dhimbjeje njeriu ka dhe mllef, por nuk e kuptoj se përse duhet të kujtojë historinë se çfarë kanë bërë e kush janë italianët. Si shqiptare e lidhur thellësisht me Italinë, me kulturën e saj dhe madje me kushërinj tashmë italianë, gjithmonë kam uruar dhe jam lutur që ky virus të ikte sa më shpejt dhe Italia e bashkë me të edhe ne të tjerët të merrnin frymë lirisht. Në këtë rast nuk ka nevojë të kujtohet historia se brenda saj ka dhe gjëra që ne i kemi harruar, apo bëjmë sikur i harrojmë.
Me çfarë të drejte thuhet se “Jemi ne, italianët, që ju dhuruam qytetërimin, atë që ju e hodhët poshtë dhe e çuat drejt Mesjetës dhe ne sërish, të rilindur, i dhuruam botës një tjetër qytetërim, artin, gjeografinë, ekonominë, arsimin ?” Po popujt e tjerë ku ishin, flinin gjumë? Egjipti i lashtë, Kina, India, Greqia, Iliria, Siria, Izraeli, etj. Ku ishin?! Sa për Italinë nuk është e vetmja që ka bërë kulturën e botës.
Institucioni arsimor më i vjetër në botë dhe që ka funksionuar pa ndërprerje dhe vazhdon dhe sot është Universiteti i Karueein, i themeluar në vitin 859 pas Krishtit në Fez, Marok. Ndërsa Universiteti i Bolonjës, Itali, u themelua nga studentë perëndimorë të nacioneve të ndryshme në vitin 1088 dhe është më i vjetri në Evropë.
Ishit ju italianët që sunduat botën me Perandorinë Romake dhe shkatërruat dhe kulturën e popujve të tjerë. A nuk ishte Paul Emili juaj që rrafshoi gjithë Ilirinë e Jugut? A nuk ishte Pont Pilati juaji për të cilin flitet ende në shfaqjen e besimit?!
Flet për bankat, por fillimisht ishin ato 2000 mijë vjet përpara Krishtit në Asiri, Indi dhe Sumeri?
Ju lutem motër italiane mos fol me mllef.

Unë nuk e kuptoj pse duhet të tregosh Americo Vespucci-n. Herët apo vonë dikush do ta zbulonte Amerikën. Po Vespucci-n e sponsorizoi Mbretëria e Spanjës dhe jo ju. Kush e ka hedhur poshtë Rilindjen Italiane? Askush. Ajo është ndaluar vetëm në Kinë gjatë revolucionit kulturor. E vërtetë është kur thua se “Jemi ne, italianët, ata që krijuan mozarellën, parmixhanon, proshutën, raviolin, tortelinin, lazanjën, akulloren, picën etj etj.“ Këtu mirë e ke, por këtu çdo gjë është shije dhe traditë. Se unë për shembull që jam shqiptare nuk i shijoj sepse shijoj më shumë mishin e pjekur, djathin e bardhë, trahananë, petat, etj. Ashtu siç mund të shijojë një amerikan hamburgerin që ka lindur në Gjermani, apo Cheesesteaken që ka lindur në Amerikë. Shije-shije është bota. Po të kundërshtoj se nuk më pëlqen ironia dhe mllefi juaj. Se po të jetë për mllef duhet të tregojnë të tjerët, jo ju. Sidomos ne shqiptarët që e ndihmuam Europën dhe kryesisht Italinë kur ne na pushtoi Perandoria Osmane, madje Otranto është ende me kockat e shqiptarëve që luftuan kundër zbarkimit otoman në Itali. E të mos harrosh moj motër se ne që nuk e lamë Italinë të pushtohej nga turku, sa iku turku Italia na pushtoi dhe vuri në rrezik qenien e Shqipërisë. Ke lexuar gjë për Luftën e Vlorës më 1920? Po për rrafshimin e Kalasë së Kaninës, një kala mbi tremijëvjeçare?! Po si i vratë gratë e fëmijët në mes të ditës me diell kur bëtë shtetrrethimin dhe burrat i syrgjynosët në ishullin e Sazanit?! Po hedhjen në erë të sinagogës hebreje në mes të Vlorës? Po për grabitjen e minierave shqiptare e sidomos asaj të Selenicës!Po. Ishit ju italianët që bëtë të ngrihej një popull i tërë e të na shpëtonte një President Amerike. Po pushtimin Italian më 1939 mbi Shqipërinë kush e bëri? Ishit ju italianët që syrgjynosët ajkën e intelektualëve shqiptarë në ishujt tuaj famëkeq. Ndërsa ne si popull nuk i dorëzuam robërit italianë të luftës te gjermani. Motër, mos do që të ta kujtojmë aleancën që bëri Duce me Hitlerin dhe sipas shkrimtarit Primo Levi metastaza e nisur në Itali e dha efektin e saj në kampet e shfarosjes në masë. A nuk ishin aleatët anglo- amerikanë që ju shpëtuan nga kolera që shfarosi miliona njerëz të pafajshëm? Po tani Italia juaj pse e vuri në pozitë të vështirë Europën duke u lidhur me Kinën për Rrugën e Mëndafshit, apo për të varrosur bizneset e Europës dhe Amerikës? Shumë bukur flet për kopjim të verës e të modës tuaj, po klonimet që i bën Kina produkteve të mbarë botës a ju thonë gjë!? A ka tregti të lirë Kina?! Para se ti hidhesh shtetarëve të vendeve të botës, duhet tu hidhesh në grykë politikanëve të vendit tënd. Gjithsecili është përgjegjës për popullin e tij. Dhe një pyetje tjetër për ju motër: Po penicilinën kush e shpiku?! Nuk ishte Flemingu e britanikët e tjerë?! Po shkencëtari Louis Pasteur të thotë gjë?!A nuk e shikon listën e fituesve Nobel në mjekësi sesa shumë amerikanë, anglosaksonë dhe hebrenj që ka?! Po Italia pse ka mbetur në fund? Kjo letra juaj më duket si fjalimi i Presidentit të Serbisë, Vuçic. Lidhuni me Kinën, por kini kujdes nga viruset e tjerë që vijnë prej saj që është humbja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut. Të them unë që vij nga një vend ish komunist dikur i lidhur me Kinën dhe pasojat dihen. I keni parë ju vetë kur vendi im u hap dhe ju hapët dyert për shqiptarët, të cilët i janë mirënjohës

Loading...