Ju lutemi mos u bëni idiotë/ Më jepni mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se janë të pathyeshëm

Matt Dockray, i sëmurë prej tre javësh, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Virusi vdekjeprurës Covid-19 i ka shkatërruar mushkëritë. Ai ka bërë një thirrje për të gjithë popullin britanik, që të dëgjojnë qeverinë dhe të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Pasi gjendja e tij erdhi duke u rënduar, ai regjistroi një video të lamtumirës për gruan dhe fëmijën e tij. Madje ai thotë se gati ishte dorëzuar, për shkak të dhimbjes dhe frikës.

“Unë kam qenë i sëmurë për tre javë, nga një kollë e lehtë ditën kur pashë futboll në Wembley më 1 mars, deri në të dridhura, ethe dhe dhimbje koke… Nga dita në ditë, ndjehesha keq, por vazhdoja si një hero i vërtetë, duke injoruar çdo këshillë familjare. Mjekët më pyetën nëse kisha qenë në Kinë, dhe kjo ishte e mjaftueshme për të mos pranuar COVID-19 dhe ata të më thoshin se mund të kem një virus sezonal, duke më dhënë disa antibiotikë”, ka shkruar ai në Facebook.

39-vjeçari paralajmëron të gjithë pa përjashtim, se askush nuk është i pathyeshëm, ndaj duhet ta mendojnë seriozisht këtë gjë.

“Ata që më njohin mua, e dinë se më pëlqejnë sfidat, dhe që nga ai moment kam luftuar me çdo frymë, me premtimin se do ja dal, do qëndroj zgjuar për ta luftuar këtë virus me gjithçka mundem. Tre ditë më vonë, unë kam filluar të stabilizohem, nuk është se jam duke u bërë shumë më mirë, thjesht se nuk po përkeqësohem. Më jepni mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se janë të pathyeshëm, ose që shkelin çdo këshillë për të dalë pa asnjë arsye.

Për të gjithë ata që mendojnë se ata thjesht mund të marrin një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë pasur atë, kështu që ata do të jenë mirë, ju lutemi mos u bëni idiotë. Unë nuk do ta dëshiroja këtë as armikut. Unë madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’i dhënë lamtumirën, sepse në një moment gati u largova për shkak të dhimbjes dhe frikës”.

Loading...