Ju mendoni se realizohen vërtet apo jo?
Hollywood-i na ka ofruar me qindra skena er otike, ku kemi parë aktorë të kategorisë A dhe të tjerë më pak të rëndësishëm të përballen me situata të tilla.
Na kanë pëlqyer, i kemi urryer, por nuk mund ta mohojmë se në fund, emocioni është gjithmonë ai që mbetet.
Kështu, kemi menduar se artistëve nuk iu intereson aspak kjo pjesë, me justifikimin se: “eh, punë aktorësh”.
Por, në mbarim të ditës, pavarësisht milionave dhe çdo faktori tjetër lehtësues, edhe yjet e ekranit mbeten njerëz.
Nicole Kidman ka rrëfyer se sa problem e ka patur gjithmonë xhirimin e skenave të tilla, ashtu sikurse duhet theksuar se nuk ka qenë e vetmja me deklarata të tilla, shkruan bordo.al. Dhe vërtetë, sa e sikletshme mund të jetë zhveshja dhe imitimi i aktit seksual në syrin e kamerës?
Nga ana tjetër, tashmë nuk është më një sekret që Hollywood-i ka gjetur disa zgjidhje, në mënyrë që secili nga aktorët të ndihet në limitet e komfortit.
Edhe pse ende mbetet një eksperiencë e zorshme, më poshtë ju prezantojmë metodat, që tashmë përdoren në sheshet e xhirimit për krijimin e një atmosfere të përshtatshme:
1. Koreografët ndihmojnë shpesh në krijimin dhe mësimin e lëvizjeve të vështira.
2. Organet gje nitale mbulohen me materiale të përgatitura apostafat, e të përshtatura me ngjyrën e lëkurës.
3. Ka gjithmonë figurantë në gatishmëri, sidomos nëse xhirimet duhet të zgjasin për orë të tëra.
4. Grimierët sigurohen që çdo milimetër i sipërfaqjes së lëkurës të mbulohet me makeup.
5. Sapo regjisori jep komandën “stop”, shumë pranë aktorëve qendrojnë në gatishmëri asistentët e kostumografisë me robdeshamber në duar, për të mbuluar trupat e artistëve.
6. Qimet pubike shpesh janë fallco.
7. Djersa (e supozuar nga aktiviteti i shumtë) është e aplikuar artficialisht.