Ju mori jetën fëmijëve të saj të porsalindur,kjo është 23-vjeçarja serbe

Një 23-vjeçare është dënuar me një vit bu,rg, pasi është shpallur fajtore për vr,asjen e foshnjëve të saj të porsalindur.

E reja nga Serbia e cila jeton në Zvicër, ka dëshmuar para gjykatës se pasi ishte braktisur nga i dashuri i saj kur kishte mësuar për shtatzëninë, ajo ishte munduar që ta çonte deri në fund këtë barrë pasi sipas saj nuk kishte para për abort, dhe kishte punuar deri në muajin e shtatë.

Por ditën kur asaj i kishin filluar kontraktimet, dhe ishte në pritje të dy djemve binjakë, në pamundësi për të shkuar në spital, ajo ka hapur një video në youtube për të parë sesi lindej, e më pas është futur në një vaskë me ujë.

Pasi ka lindur djalin e parë, ajo ka treguar se ai nuk ka qarë dhe nuk ka lëvizur siç “zakonisht dija që foshnjat qajnë”, dhe nga më pas e ka marrë dhe e ka çuar në lavaman, ku e ka goditur dy herë deri sa ka ndërruar jetë.

Ndërsa foshnjën e dytë pasi e ka lindur e ka mbështjellë me një batanije dhe e ka lënë disa orë vetëm, duke i shkakuar vdekjen për shkak të neglizhencës.

Ajo është munduar që t’i fshehë të dyja këto kr,ime të rënda, por çdo gjë është zbuluar.

Prokuroria kërkoi dënimin me 8 vite b,urg, por gjykata e dënoi me një vit b,urg, ndërsa një psikiatër i gjykatës, tha se ajo vuante nga një çrregullim mendor.

Loading...