Ju që pini kafe çdo ditë, lexojeni

Një studim i ri ka gjetur se pirja e rregullt e kafesë nuk çon në rrahje të tepërta të zemrës – një studim i mëhershëm që thoshte se konsumimi i kafeinës mund të çrregullojë ritmet e rregullta kardiake.

Studimi, që u krye nga hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë dhe San Franciskos, është më i madhi që dëshmon lidhjen mes kafesë dhe zemrës.

Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Gregory Marcus, tha: “Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi kemi gjetur se, në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”.

Ekipi i hulumtuesve studiuan 1.300 njerëz, të moshës 72-vjeçare. Rreth 60% e tyre treguan se pinë produkte me kafeinë çdo ditë.

Rezultatet e studimit treguan se pirja e rregullt e kafesë ndihmon sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe nga faktorë të tjerë rreziku për sistemin kardiovaskular të tillë, si obeziteti dhe depresioni.

Loading...