Ju skadon karta e identitetit? Ja çfarë vendimi mori qeveria

Të gjithë qytetarët shqiptarë që janë në merak për kartën e identitetit, që u skadon brenda këtij viti, Qeveria Shqiptare ka dalë me një vendim të ri.

Në mbledhjen e fundit të Kabinetit, me kërkesë të ministrit të Brendshëm, e më pas me firmë të kryeministrit Rama, është zgjatur afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë.

“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”– thuhet ne vendim.

A K T N O R M A T I V PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Neni 1 Pas nenit 9/1, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 9/2 Dispozitë kalimtare Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”.

Neni 2 Hyrja në fuqi Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Loading...