Jufka me kaposh në furrë(receta)

Të gatuara në këtë mënyre bëhet një pjatancë e vetme për tu konsumuar gjatë një dreke ose darke familjare.Por dhe në menun tuaj të festave bën figurën e sajë.

PERBERSIT:
1 kaposh 1 kg
1 kg jufka
pak gjalpë
kripë
100 gr arra të qeruara

PERGATITJA:
Vendosim kaposhin të ziej me ujë te bollshëm me kripë.Mos e zjeni shumë që mos ju prishet forma.Ruajenilëngun e tijë.Vendoseni në tavë te lyer me gjalpë dhe mbusheni me arra.Piqeni në furren e nxehur më pare ne 180° për 40 minuta ose derisa të shikoni që ështe skuqur mirë nga të gjitha anët.

Në tavën ku poqet kaposhin ,shtroni jufkat e skuqura llogarisni të shtoni reth 1 litër e gjysëm lëngë kaposhi të nxehtë.Vendoseni përseri në furre për 5-10 minuta derisa jufkat të ziejne.
Duhet të jenë pak të lëngëshme.
Shërbejeni në tavoline siç i nxorrët nga furra me tavën e tyre,akoma të nxehta.
Ju bëftë mirë!

Loading...