Juli ishte konkurrenti i cili u largua i fundit nga Për’puthen, ndërsa sot ai është rikthyer për të treguar më shumë nga jeta e tij.
Pas daljes nga programi i vetëm, ai vijoi udhëtimet e tij në shtete të ndryshme të botës duke u larguar nga monotonia e krijuar.
Si një person që ka udhëtuar gjithmonë nëpër botë, Juli ka zhvilluar edhe takimet në Për’puthen bazuar në rutinën e tij të jetës.
Për sa i përket zgjedhjeve të vajzave për takime, ish-konkurrenti shprehet se ka qenë vetvetja, kjo ka ndikuar në marrëdhënien me ato.
Juli e konsideron momentin më të vështirë debatin me Sindin, duke theksuar se nuk ka qenë vendi i duhur për të debatuar për tema të kota.
Ndërsa momentet më të bukura konsideron prapaskenat, ku ka njohur shumë njerëz me pozicione të ndryshme pune.
Sipas tij kjo eksperiencë ka qenë shumë e bukur, e ka ndihmuar në shumë fusha dhe e ka bërë të kuptojë se çfarë dëshiron
Juli tregoi se është i vetëm, ndërsa nuk dha më shumë detaje duke e konsideruar si diçka private.
Madje ai zbuloi se gjatë udhëtimeve nuk ka qenë vetëm, por i shoqëruar me disa vajza për të cilat nuk foli më tepër.