Aktori i njohur i humorit, Julian Deda njëherësh edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shprehur i gatshëm të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, nëse do e vendosin demokratët.
Deda deklaroi se kjo duhet të vendoset nga të gjithë demokratët përmes primareve.
“Nëse vendosin demokratët, unë do të jem i gatshëm të zhvishem nga këto rroba që kam sot dhe të mbyllem në kullë dhe të punoj për kryeqytetin”, u shpreh Deda në një intervistë për Euronews Albania.
Pyetje: Do të doje të ishe ti kandidati i përzgjedhuri i demokratëve për tu përballur me Erion Veliajn në zgjedhjet e ardhshme, meqë ai është konfirmuar nga Rama?
Julian Deda: Nuk i dihet çfarë konfirmon Rama, ai çfarë do në mëngjes nuk e do në darkë. Kështu që edhe Erioni duhet të ketë kujdes.
A do doja unë të isha? Nëse demokratët e vendosin, po. Do doja të isha, nuk ka asnjë problem. E kam me shumë dëshirë dhe pse jo, pse mos të jem, nëse demokratët vendosin. Por duhet të jemi të gjithë bashkë që ta vendosim. Atë do ta vendosin demokratët dhe gara brenda Partisë Demokratike. Nëse vendosin demokratët, unë do të jem i gatshëm të zhvishem nga këto rroba që kam sot dhe të mbyllem në kullë dhe të punoj për kryeqytetin, patjetër.