Juncker mesazh të qartë BE-së: Të mbahet premtimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker gjatë fjalës në seancën e sotme i ka dërguar një mesazh të qartë për të gjithë vendet e BE-së, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Juncker është shprehur se dy vendet kanë bërë përparaime të dukshme, ndaj vendet anëtare duhet që në Këshillin Europian që do të mbahet në 17-18 Tetor 2019, të mbajnë premtimin e dhënë.

“Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përparim thelbësor. Kjo është arsyeja pse Presidenti Sassoli, Presidenti Tusk, Presidentja e zgjedhur von der Leyen dhe unë u shkruajtëm një letër Shteteve Anëtare duke i ftuar ata të bëjnë atë që u premtuan vendeve të Ballkanit Perëndimor veçanërisht Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker.

Juncker është shprehur po ashtu se marrëveshja e Prespës që ndërmori Maqedonia e Veriut dhe Greqia, por edhe reformat e guximshme që ka ndërmarrë Shqipëria, duhet të jenë shtysë për vendet anëtare që të hapin negociatat.

“Nëse Evropa ka një vullnet të fortë, gjithmonë ekziston një mënyrë për të arritur qëllimet e dakorduara zakonisht.

Unë e marr shembullin e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë – korniza evropiane dhe perspektiva evropiane kanë ndihmuar për të siguruar që një konflikt dhjetëvjeçar zgjidhet përfundimisht.

Dhe reformat që Shqipëria ka ndërmarrë me guxim, na lejojnë të parashikojmë në një mënyrë të favorshme hapjen e negociatave të pranimit”, shtoi Juncker.

Loading...