“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një portieri për sezonin tjetër.
Pas largimit të Gianluigi Buffon drejt PSG-së, te Juventus portier i parë është Wojciech Szczesny, kurse nga Genoa kanë transferuar Mattia Perin.
Sipas Calciomercato, trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar që në skuadër të vijë edhe një portier i kalibrit të lartë.
Bëhet fjalë për Keylor Navas, i cili ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e Thibaout Courtois nga Chelsea këtë verë.
Juventus pritet të përgatisë një ofertë që ta bind përfaqësuesin e Kosta Rikës, t’i bashkohet bardhezinjve.ATSH
Loading...