Juventus ‘shkatërrohet’ nga Milani, Pirlo: Jo, nuk jap dorëheqjen

Tekniku i Juventus, Andrea Pirlo i vendosur, ka deklaruar se nuk do japë dorëheqjen, pavarësisht se u mund keqas nga Milani një ditë më parë. Kujtojmë se në ndeshjen e djeshme, Milan shënoi 3 gola kundrejt Juventusit, duke bërë kshtu një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Pas ndeshjes, për Sky Sport Italia, Pirlo tha: “Të jap dorëheqje? Jo, nuk jap dorëheqje. E pranova këtë pozitë me shumë entuziazëm dhe midis vështirësive të caktuara. Unë jam në dispozicion të klubit. Kanë mbetur edhe tri ndeshje, prandaj do të punoj sa të më lejoj klubi.

Në mendje e kisha një projekt tjetër dhe mendoja se do ta kisha një grup tjetër në dispozicion. Kam punuar në disa koncepte, por pastaj m’u desh t’i bëjë disa ndryshime, në mënyrë që t’i përshtatesha karakteristikave të tyre. Nëse diçka nuk ka shkuar mirë, unë marr përgjegjësi. Kjo skuadër është e përbërë nga lojtarë të mëdhenj, është e qartë që diçka nuk ka funksionuar”, tha ai.

Loading...