Juventus zgjedh sulmuesin e ri

Që Juventus është në kërkim të një sulmuesi kjo dihet prej kohësh, por ditët e fundit në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” kanë përshpejtuar tentativat për të zgjidhur këtë çështje. Si fillim duhet gjetur një sistemim për Gonazalo Higuain. Megjithëse një “i preferuar” i Maurizio Sarri që nga koha e Napolit, argjentinasi ka humbur shkëlqimin, teksa në këtë sezon nuk arriti të lerë shenjë në titullin e nëntë radhazi kampion. Pista e kampionatit amerikan, e cila është përfolur që në merkaton e dimrit ka rënë.

E ardhmja e Higuain pritet të jetë në La Liga. Sulmuesi do të rikthehet në kampionatin spanjoll pas aventurës me Realin e Madridit që zgjati nga viti 2007 deri në 2013. Sipas mediave italiane “El Pipita” ka oferta nga Sevilla dhe Valencia. Me Higuain që ka bërë valixhet, drejtuesit juventinë kërkojnë zëvendësuesin e tij. Tre emrat e parë në listën e blerjeve janë Duvan Zapata i Atalantës, Raul Jimenez i Wolwes dhe Arkadiusz Milik i Napolit.

Por i avantazhuar në të gjitha detajet, ato teknike dhe financiare është pikërisht futbollisti polak. Milik nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me klubin napolitan, teksa mediat përtej Adriatikut flasin edhe për një marrëveshje verbale të arritur kohë me parë me kampionët e Serie A.

Loading...