Juventusi e Reali jashtë Champions

Olympique Lyon ka bërë befasinë më të madhe të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Juventusin.

Olympique Lyon është mposhtur 2:1 në ‘Allianz Stadium’, por ka siguruar biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në duelin kundër Juventus

Një gol i Memphis Depay në minutën e 12’ ka bërë që skuadra franceze të jetë një hap tutje në Ligën e Kampionëve.

I pakontestueshmi i Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola të tjerë në këtë ndeshje, por fatkeqsisht këto gola vlejnë vetëm për regjistra personal.

Ronaldo shënoi për 1:1 në minutën e 43’, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, portugezi gjeti edhe një herë golin, pasi pranoi një pasim nga Federico Bernardeschi.Rezultati final i dy përballjeve ishte 2:2, por goli mysafir i Olympique Lyon ka peshën e kualifikimit tutje.

Ndërkohë, Manchester City e ka eliminuar Real Madridin për t’u kualifikuar në çerekfinale. Në fakt, madrilenët nuk ia dolën të bëjnë përmbysje, duke u mposhtur 2-1 edhe në sfidën e kthimit

në Etihad Stadium, dy gola që vendasit i shënuan pas gabimeve të tmerrshme nga ana e Raphael Varane.

Kështu, Man City prek çerekfinalen duke e eliminuar Realin me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Sonte, golat për Cityn i shënuan Sterling dhe Jesus, derisa golin e nderit për Realin, të fundit për sezonin 2019/20 e shënoi Karim Benzema.

Kështu, për herë të parë në karrierë, Zidane eliminohet me Realin nga Liga e Kampionëve.

Manchester City në çerekfinale në Lisbonë do të ketë punë me Lyonin.

Loading...