Juventusi mposht Interin, hap i madh drejt finales

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore ndaj Interit në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte e fortë, sidomos pjesa e parë me gola dhe raste. Interi e nisi më mirë takimin pasi kaloi në epërsi më golin e Lautaro Martinez në minutën e nëntë.

Argjentinasi gjuajti me ta parë pas një pasimi në zonë, gjuajtjen e të cilin nuk arriti ta ndal Giggi Buffon, transmeton Telegrafi.

Por Juventusi shpejt u kthye në lojë. Zonja e Vjetër fitoi penallti në minutën e 25-të, pas një ndërhyrje në zonë të Ashley Young ndaj Juan Cuadrados.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Cristiano Ronaldo që shënoi për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe Juventusi gjeti edhe golin e dytë.

Ai erdhi pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e Interit, ku Bastoni dhe Handanovci nuk u kuptuan, e më së miri u gjend Ronaldo që shënoi për 2-1.
Pjesa e dytë më shumë i takoi Interit, që ishte vënë në ndjekje të rezultatit.

Rastin Demiral shpëton gol të sigurt, largon topin nga vija e portës

Rasti më i mirë ishte në minutën e 57-të, kur Alexis Sanchez përfiton nga një gabim i Rodtigo Bentancur.

Kiliani gjuan, kalon portierin Gigi Buffon dhe kur pritej ta kalonte vijën në skenë del Merih Demiral i cili bllokon gjuajtjen, pothuajse nga vija e portës.

Në minutën e 69-të, mbrojtësi Matteo Darmian kishte rast të mirë, pasi pranoi një top në zonë, kaloi një mbmrojtës të Juventusit, por gjuajtja e tij u prit nga Buffon.

Deri në fund nuk kishte në raste dhe Juventusi iu gëzua fitores në ndeshjen e parë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Juventus Stadium”.

Loading...