Ka 6 vjet që nuk lan flokët dhe rënia e tyre ka ndaluar/ A funksionon?

Një burrë që hoqi dorë nga larja e flokëve dhe përdorimi i produkteve të tilla si shampo dhe balsam gjashtë vjet më parë, thotë se tashmë nuk i bien më flokët.

Nick Coetzee ishte student kur filloi të përjetonte atë që miliona burra kanë frikë, humbjen e flokëve.

Sipas mediave të huaja, duke u përpjekur të gjente një zgjidhje, Nick-u mendoi se rënia e tij e flokëve mund të ishte përkeqësuar nga të gjitha kimikatet që ai përdorte teksa lahej. Pra, kimikatet që ndodheshin në shampo.

Kështu ai thjesht ndaloi së lari flokët.

“Çuditërisht flokët e mi u bënë shumë më të shëndetshëm”-tha Nick.

Ai mendon se produktet e flokëve janë në thelb një “mashtrim”.

Loading...