‘Ka ndërruar jetë në duart e mia’, Beatrix rrëfen të kaluarën me babain e saj

Këngëtarja Beatriks Ramosaj mëngjesin e sotëm ka ndarë me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP” një moment të vështirë nga jeta e saj,ndarjen nga jeta të të atit.
Me një grup banorësh, të mbledhur në oborr, ajo ka treguar natën kur i ati kishte ndërruar jetë dhe përjetimin e saj.

“Unë ja kisha kapur dorën babit edhe nuk ja lëshoja,në një orë të vonë të natës ai ka ndrruar jetë në duart e mia.Nuk e shpjegoj dot çfarë ndodhi,si ndodhi,kam qenë e hutuar.Shumë shpesh e mendoj sikur të ishte gjallë çfarë bisedash do të beja me të”,-tha ajo e prekur.

Loading...