Kadifja, tendenca e preferuar vjeshtë-dimër

Çfarë vjeshte do të ishte pa kadife? Ne përpiqemi sinqerisht ta imagjinojmë atë! Për fat të mirë, kadifja është gati të infektojë dollapin tonë me shumë veshje dhe aksesorë, që do të jetë e vështirë të rezistojnë.

E përdorur në vitet ’70 , kadifja sot është pjesë e rëndësishme e stinës vjeshtë-dimër, që shkon me stilin e jetesës “Hippie”, por edhe me shkëlqimin e mrekullueshëm nën dritat e diskotekave.

Ju mund të zgjidhni nga kostumet me bukuri mashkullore deri tek bluzat që mund të vishen edhe në kohën tuaj të lirë me një palë xhinse të thjeshta.

Pjesë e garderobës mund të jenë edhe pantallonat elegante me bel të lartë të stilit të viteve ’70 tek fundet në formë trapezi, pa harruar me një ton bon, pa harruar sigurisht aksesorët si çantat , një palë çizme me takë për tu veshur gjithë ditën.

Me pak fjalë, është një pushtim i fushës në 360 gradë! Të gatshme për t’ju bërë për vete? Këtu është një përzgjedhje për veshjet që mund të zgjidhni për një rezultat të shkëlqyer!ATSH

Loading...