Kafsha më e vjetër vertebrore në planet – Nuk do ta besoni sa vjecare është

Disa vjet më parë, u konfirmua se një peshkaqen 400 vjeçar i Grenlandës është kafsha më e vjetër vertebrore në planet që ne njohim. Ky peshkaqen lindi gjatë një periudhe kohore të shënuar kur epoka e kolonializmit po arrinte kulmin e intensitetit në vitet 1600 dhe u konsiderua si një peshkaqen adoleshent atëbotë, transmeton lajmi.net.

Rreth kohës që ndodhi në Revolucionin Amerikan në vitet 1770, ky peshkaqen i veçantë do të ishte një i rritur dhe vazhdoi të jetonte gjatë të dy luftërave botërore. Arritja e një moshe pothuajse 400 vjeçare nga peshkaqeni, bëri që të thejë një rekord të ri për jetëgjatësi, njoftojnë shkencëtarët. Kjo jetëgjatësi tejkalon elefantin më të vjetër të vërejtur ndonjëherë, Lin Wang, i cili vdiq në moshën 86 vjeçare. E përditshmja britaneze “The Guardian” arriti të shkëpusë edhe disa fotografi të peshkaqenit që radhitet në majën e listës së kafshëve më të vjetra në botë.

Loading...