Kakavijë/ Radhë të gjata, qytetarët presin të bëjnë tamponin për të kaluar në Greqi

Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku qytetarët presin realizimin e tamponëve për të kaluar në Greqi. Makinat e qytetarëve janë varg prej 2 kilometrash.

Kjo vjen pasi vendi fqinj e ka vënë me detyrim tamponin për qytetarët që lejohet të kalojnë, të cilët janë shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Kujtojmë se pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës janë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Loading...